Franca dhe Belgjika kundër
liberalizimit të vizave për Kosovën
Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve si dhe ministri belg për Emigracion, Theo Francken kanë kundërshtuar heqjen e vizave për disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Madje, siç raporton BBC, Bashkimi Evropian është duke shikuar për krijimin e mekanizmave që urgjentisht do të suspendojnë liberalizimin e vizave në rast abuzimi. Vetëm pas krijimit të një mekanizmi të tillë, mund të negociohet heqja e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën, transmeton KosovaPress.
Përfshirë edhe Kosovën, BBC në versionin ukrainas ka raportuar se BE-ja nuk do të heq vizat për Ukrainën në muajt dhe javët e ardhshme.
“Nuk mund ta kemi në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë e Kosovën në javët dhe muajt e ardhshëm. Franca nuk e dëshiron këtë”, ka thënë ministri Cazeneuve.
Deklaratat janë bërë dje gjatë samitit të Këshillit të Evropës, ku ministrat evropian diskutuan rreth liberalizimit të vizave për Turqinë.
Sipas BBC-së, komentet e minsitrit francez janë mbështetur nga zyrtarë të tjerë pjesëmarrës në këtë samit.
Ndërsa, ministri belg ka thënë se liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën dhe Gjeorgjinë nuk është ide e mirë.
“Duke pasur parasysh krizën aktuale me migrantë, kriza më e madhë që nga përfundimi i Luftës së ll-të Botërore, liberalizimi i vizave për Ukrainën, Kosovën e Gjeorgjinë nuk do të ishte ideja më e mirë. Faktori kohë luan një rol të madh në politikë”, është shprehur ai.
Zyrtarë ukrainas kishin thënë se liberalizimi i vizave për shtetin e tyre po shkonte sipas planit.ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
44.1%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
46.9%
Vota total: 9307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dirigjon’ nga Gjermania, Florian Gjergji zhvati biznesmenin në emër të Pjerin Ndreut! U shkruan në ‘Signal’ e ‘Telegram’ me emra politikanësh
6 Gusht, 15:53
-
Problemet me tiroiden tek të rinjtë, sinjalet që jep trupi
6 Gusht, 15:51
-
Paris 2024/ Arsyeja pse atletët i bien kambanës pasi fitojnë medaljen e artë Olimpike
6 Gusht, 15:48
-
U shpall në kërkim nga policia, reagon Noizy: Nuk jam në arrati
6 Gusht, 15:46
-
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
6 Gusht, 15:35
-
Shokon kampioni i botës, Verstappen: S'më shihni në Formula 1 pas disa vitesh, tërhiqem
6 Gusht, 15:31
-
Itali/ I burgosuri shqiptar i jep fund jetës në qeli
6 Gusht, 15:23
-
Harris merr vendimin! Zgjedh guvernatorin e Minesotës si kandidat për zv.President
6 Gusht, 15:19
-
Paris 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara
6 Gusht, 15:18
-
Virusi ‘Ethet e Nilit’, QSUT për Report Tv: Gjendja e 17 të infektuarve stabël! Në 24 orët e fundit s'ka raste të reja
6 Gusht, 15:11
-
Ministri Hoxha pret ambasadorin britanik: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve tona
6 Gusht, 15:10
-
Frrok Çupi: Tre Musketerët rrokin armën e vjetër
6 Gusht, 15:01