Franca dhe Hollanda zhysin
bursat, kriza ndoshta më e gjatë

Franca dhe Hollanda zhysin <br />bursat, kriza ndoshta më e gjatë
TIRANE – Bursat zhyten të thithura nga spiralja e borxhit, nga efekti Hollande në Francë dhe nga kriza politike në Hollandë që frikësojnë tregjet financiare. Bursat europianë kanë djegur 160 miliardë euro, shenjë që konfirmon se tregjet nuk parapëlqejnë mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, dy faktorë që janë vënë më në dukje sot nga frika se në Francë një fitore e socialistit Hollande mund të dobësojë aksin me Gjermaninë dhe strategjinë e luftës ndaj krizës së borxhit. Milano është ajo me rezultatet më të këqija (-3.8%) e ndjekur nga Frankfurti (-3.36%), Parisi (-2.83%), Londra (-1.85%), Madridi (-2.76%), Amsterdami (-2.5%).

Operatorët flasin për një rrezik të shkaktuar nga zgjedhjet paraprake në Hollandë dhe për shqetësime për testin elektoral në Francë. Kështu nis blerja titujve rifuxho, Bund gjermanë dhe Treasury USA mbi të gjitha. Rendimenti i Bund-it 10 dhe 5-vjeçar mbetet në vlerat më minimale të para ndonjëherë që prej lindjes së Euros. Fakt ky që vendos në pozita të vështira Italinë, por edhe Francën dhe Spanjën. Rendimenti i Bonos spanjolle është ngjitur mbi vlerën kritike të 6%, aq sa Madridi ka njoftuar për nesër një ankand titujsh 3 dhe 6 mujorë prej vetëm 1-2 miliardë.

Ndërkohë Banka Qendrore Europiane vazhdon të qëndrojë pa lëvizur dhe, gati sikur të mos shqetësohej nga tensionet e reja në tregun e borxhit, ka ngrirë blerjen e bond-it evropian për të shtatën javë radhazi. Ndërsa presioni shtohet edhe nga frika e një recesioni më të gjatë e të rëndë nga ç’ishte parashikuar.

Sinjali i parë ka ardhur nga të dhënat makro ekonomike negative të mbërritura nga Kina dhe ato mbi aktivitetin prodhues evropian që, pa pritur, kanë shfaqur një frenim edhe për të fortën Gjermani: në prill indeksi gjerman PMI ka treguar një ngurtje të fortë, rezultati më i keq në tre vjet.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës