Presidenti francez Emanuel Macron tha sot se vendimi i SHBA-së për të futur tarifat mbi importet e metaleve nga Evropa, ishte i paligjshëm dhe ishte një gabim.
Presidenti francez gjithashtu shtoi se ai do të diskutojë me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp, në lidhje me këtë çështje.
Kanadaja njoftoi sot se do të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të vendosura nga Uashingtoni për alumin dhe çelik, duke i parashtruar 16,6 miliardë dollarë kanadezë taksa (12,8 miliardë dollarë amerikanë) ndaj produkteve amerikane.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shpreh gjatë një konference shtypi se tarifat doganore ishin krejtësisht të papranueshme.
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur sot aplikimin e taksave doganore për importimin e metaleve nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja.