Franca ka ndarë mbi 100 milionë euro të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë për mediat.

“Përballë situatës në Ukrainë të shkaktuar nga pushtimi i Rusisë dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë euro për Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni, thuhet në deklaratë.

Franca ka dërguar tashmë 33 tonë ndihmë urgjente në Ukrainë, e cila përfshin tenda, batanije dhe çanta gjumi, në Ukrainë. Ato iu dorëzuan autoriteteve ukrainase të hënën.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank