/ATSH-AFP/ - Franca dhe Gjermania duan më tepër detaje rreth programit të privatizimit në Greqi para përfundimit të marrëveshjes mes Athinës dhe kreditorëve për këstin e tretë të planit të ndihmës, u shpreh sot sekretari i gjerman i Shtetit për ekonominë.

"Dokumenti i paraqitur deri tani pas marrëveshjes së arritur në nivelin teknik mes qeverisë së Aleksis Cipras dhe kreditorëve të Greqisë do të rishihet për t'iu përbajtur bisedimeve gjatë Samitit Europian të 12 korrikut", sqaroi Jens Spahn për radion "Deutschlandfunk".

"Në disa pjesë është e rëndësishme të ketë më tepër detaje. Këto pika do të paraqiten në tryezën e bisedimeve. Gjithashtu pritet të ketë edhe një propozim të përbashkët nga ana e Francës dhe Gjermanisë", shtoi ai.