TIRANE - Ambasadorja franceze në Tiranë, Cristinë Moro, është shprehur se është në rritje numri i minorenëve që lihen qëllimisht në Francë nga familjet e tyre. Ajo kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të respektojnë procedurat për të mos rrezikuar lëvizjen e lirë, ndërsa bëri të ditur se shumë shpejt mes dy shteteve do të nënshkruhet marrëveshja e ripranimit.
"Që prej vitit 2012 ka një rritje të rëndësishme të qëndrimit ilegal të shqiptarëve njëkohësisht ka pasur një rritje të rëndësishme të kërkesave për azil. Kemi konstatuar një rritje të qenësishme të minorenëve në shtetin tonë.
Ata janë lënë aty nga familjet e tyre të cilat më pas kthehen në Shqipëri. Qëndrimi i këtyre minorënevë në Francë, minorenë të braktisur i quajmë ne, është shumë shqetësues, pasi ata e kanë vendin pranë familjeve të tyre dhe jo në qendra në bashkëpunojmë ngushtë me policinë shqiptare.
Këta shkelës të ligjit duhet ta dinë se çfarë ndodh nëse shkel ligjin", deklaroi Moro. Ambasadorja franceze i bëri deklaratat në aeroportin e Rinasit, ku e shoqëruan nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com