Gjatë një takimi të kabinetit qeveritar, qeverisa franceze i ka propozuar parlamentit që të zgjatet afati kohor edhe për tre muaj të tjerë për gjendjen e jashtëzakonshme , që është shpallur në vend pas sulmeve të 13 nëntorit të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë 130 persona.
Po kështu masa e kërkuar nga qeveria franceze kërkon që policia të rrisë sigurinë në vend, duke zgjeruar kompetencat e saj për të kryer arrestime apo kontrolle të personave dhe automjeteve.
Presidenti Francois Hollande nëpërmjet një deklarate për mediat ka thënë se këto masa janë të nevojshme për t’u përballuar me terrorizmin.
Gjendja e jashtëzakonshme aktuale është në fuqi deri në datën 26 shkurt.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com