
Pallati Elysee ka vlerësuar si “të nevojshme” që Vladimir Putin të jetë gati të flasë me Emmanuel Macron dhe do të vendosë “në ditët në vijim” se në cilat mënyra mund të zhvillohet ky takim.
“Është e nevojshme që Kremlini të ketë dhënë një miratim publik për këtë iniciativë. Në ditët në vijim do të vlerësojmë mënyrën më të mirë për të proceduar”, deklaroi Elyseo.
Të premten, kreu i shtetit francez kishte pohuar se “do të bëhet sërish e dobishme të flasësh me Vladimir Putin”, pas një samiti ku Bashkimi Europian vendosi të çlirojë një kredi prej 90 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, presidenti rus është shprehur “gati për dialog” me homologun e tij francez.
Lajmi kryesor:
Delegacioni i Kievit dhe SHBA-së: Bisedime produktive në Miami! Putin gati për dialog me Macron! Ushtria ukrainase: 50 civilë të rrëmbyer nga Rusia








