Delegacionet amerikane dhe ukrainase kanë vlerësuar pozitivisht bisedimet “produktive dhe konstruktive” që u zhvilluan sot gjatë negociatave në Miami, në praninë e aleatëve evropianë, të cilat synojnë të vendosin fundin e luftës në Ukrainë.
“Sipas deklaratës, gjatë tre ditëve të fundit në Florida, delegacioni ukrainas ka zhvilluar një seri takimesh produktive dhe konstruktive me partnerët e tij amerikanë dhe evropianë.”
Deklarata është shpërndarë nga Steve Witkoff, përfaqësues special i Donald Trump, dhe Rustem Umerov, kreu i negociatorëve të Kievit, në rrjetin social X.
Presidenca franceze mirëpriti gatishmërinë e Moskës për të zhvilluar bisedime me presidentin Emmanuel Macron, duke sinjalizuar se detajet e mëtejshme do të përcaktohen në ditët në vijim.
Pallati Elize njoftoi se gatishmëria e presidentit rus Vladimir Putin për të biseduar me Macronin është “e mirëpritur” dhe se Parisi do të vendosë për detajet “në ditët në vijim”, sipas transmetuesit francez BFMTV.
Ndërsa më herët, i dërguari i Moskës në bisedimet e Miamit për Ukrainën, Kirill Dmitriev, i quajti bisedimet me të dërguarin presidencial të SHBA-së, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, "konstruktive". Sipas këshilltarit presidencial rus, Yuri Ushakov, ideja e mbajtjes së një takimi trepalësh midis përfaqësuesve të Moskës, Uashingtonit dhe Kievit "nuk është diskutuar seriozisht deri më tani dhe nuk po shqyrtohet aktualisht".
Volodymyr Zelensky nga ana tjetër tha se Uashingtoni ka propozuar një takim midis Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë në Miami.
"Siç e kuptoj unë, ata propozuan këtë format: Ukraina, Amerika, Rusia", u shpreh presidenti ukrainas, duke shtuar se evropianët mund të jenë të pranishëm dhe se do të ishte "logjike të mbahej një takim i përbashkët”.
Moska e sheh me qortim përfshirjen e europianëve. Sipas këshilltarit presidencial rus Yuri Ushakov, ndryshimet që Evropa dhe Kievi po përpiqen të përfshijnë në planin e paqes për Ukrainën nuk janë të favorshme për arritjen e paqes së qëndrueshme.
"Jam më shumë se i sigurt se dispozitat që evropianët, së bashku me ukrainasit, kanë futur dhe po përpiqen të përfshijnë në document, e shkelin qartësisht atë dhe rrezikojnë mundësinë e arritjes së paqes afatgjatë."
Ndërkohë, Kirill Budanov, kreu i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ukrainase (GUR), i cituar nga mediat e Kievit, deklaroi se Rusia është gati të sulmojë vendet baltike në vitin 2027 dhe t'i "pushtojë" ato.
Ndërkohë, një zëdhënëse e ushtrisë ukrainase denoncon se dje, gjatë një inkursioni në rajonin e Sumy-t, në afërsi të vendbanimit Hrabovske, ushtria ruse ka rrëmbyer rreth 50 civilë ukrainas. Mes tyre edhe një grua 89-vjeçare. Episodi është raportuar nga Ukrainska Pravda. Të rrëmbyerit thuhet se janë dërguar drejt kufirit rus.

Pallati Elysee ka vlerësuar si “të nevojshme” që Vladimir Putin të jetë gati të flasë me Emmanuel Macron dhe do të vendosë “në ditët në vijim” se në cilat mënyra mund të zhvillohet ky takim.
“Është e nevojshme që Kremlini të ketë dhënë një miratim publik për këtë iniciativë. Në ditët në vijim do të vlerësojmë mënyrën më të mirë për të proceduar”, deklaroi Elyseo.
Të premten, kreu i shtetit francez kishte pohuar se “do të bëhet sërish e dobishme të flasësh me Vladimir Putin”, pas një samiti ku Bashkimi Europian vendosi të çlirojë një kredi prej 90 miliardë eurosh për të mbështetur Ukrainën.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, presidenti rus është shprehur “gati për dialog” me homologun e tij francez.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se negociatat me palën amerikane po zhvillohen në mënyrë konstruktive. Duke iu referuar bisedimeve që po mbahen në Miami, Florida, Zelensky shkroi në rrjetet sociale se “negociatat me palën amerikane janë konstruktive”, ndërsa konfirmoi në platformën X se gjatë ditës ishin parashikuar takime të tjera me delegacionin amerikan dhe të dërguarit e presidentit Donald Trump.
Sipas tij, puna mbi dokumentet që lidhen me përfundimin e luftës, garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës vijon. “Çdo pikë po shqyrtohet në detaje dhe diskutimet me palën amerikane janë konstruktive. Kjo është e rëndësishme”, theksoi Zelensky.
Ai shtoi se në tryezë është edhe çështja e kalendarit, pra afatet e mundshme për marrjen e vendimeve konkrete, duke bërë të ditur se pret detaje të mëtejshme nga përfaqësuesit e tij në terren, Rustem Umerov dhe Andri Hnatov.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas u shpreh kritik ndaj Rusisë, duke theksuar se nga Moska po vijnë vetëm “sinjale negative”. Ai përmendi sulmet përgjatë vijës së frontit, krimet e luftës në zonat kufitare dhe sulmet e vazhdueshme ndaj infrastrukturës ukrainase.

Një zëdhënëse e ushtrisë ukrainase denoncon se dje, gjatë një inkursioni në rajonin e Sumy-t, në afërsi të vendbanimit Hrabovske, ushtria ruse ka rrëmbyer rreth 50 civilë ukrainas. Mes tyre edhe një grua 89-vjeçare. Episodi është raportuar nga Ukrainska Pravda. Të rrëmbyerit thuhet se janë dërguar drejt kufirit rus.
Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, ka treguar se ushtarët e Moskës i kishin “arrestuar në mënyrë të paligjshme” të enjten dhe u kishin ndërprerë komunikimet. Më pas, dje, “i kanë dërguar me forcë në territorin e Federatës Ruse”. Rusia ende nuk ka dhënë deklarata zyrtare për këtë çështje, por dje kishte pohuar se kishte pushtuar fshatin Vyssoke, pranë Hrabovske-s, në verilindje të Ukrainës.

Foto:Kirill Dmitriev
I dërguari i Moskës në bisedimet e Miamit për Ukrainën, Kirill Dmitriev, i cituar nga agjencia e lajmeve Tass deklaroi se "Shteti Paralel (Deep State) po përpiqet të provokojë Luftën e Tretë Botërore duke nxitur paranojën anti-ruse".
Ai e bëri këtë pohim duke komentuar një deklaratë të Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, Tulsi Gabbard, e cila kishte mohuar raportimet e disa mediave në lidhje me planet ruse për të vendosur kontroll mbi të gjithë territorin e Ukrainës dhe pjesë të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik.
Deklarata e saj ishte publikuar në rrjetin social X, dhe Dmitriev e kishte postuar dhe në llogarinë e tij, duke e komentuar atë si “të shkëlqyer jo vetëm për dokumentimin e origjinës së mashtrimit Obama/Biden, për Rusinë, por tani edhe për ekspozimin e makinës luftënxitëse të Shtetit Paralel që kërkon të nxisë Luftën e Tretë Botërore duke nxitur paranojën anti-ruse në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në", shkroi Dmitriev në X.

Foto: Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron
Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm për dialog me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston “vullnet politik” për një gjë të tillë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA.
“Nëse ekziston një vullnet i ndërsjellë politik, kjo mund të shihet vetëm pozitivisht”, tha zëdhënësi i presidencës ruse.
Macron, menjëherë pas përfundimit të samitit të Bashkimit Evropian, deklaroi se “është i gatshëm të bisedojë me Putinin”.
Në këtë kontekst, Peskov theksoi se “është e rëndësishme të kujtohet se çfarë tha presidenti i Rusisë” në konferencën për shtyp të mbajtur të premten, ku ai u shpreh se “është i gatshëm të angazhohet në dialog me Macronin”.
Komente








Te bashkuar si BE e GB,s'i thyhen dot,por vec e vec edhe mund te arrije ndonje krahemarrje,prandaj Putin po kerkon te takohet me Macron.Dhelpra e KGB djallezite i ka perhere gati.
PërgjigjuMakronja e bukur po kerkon te gjunjezohet para Ppresidentit Putin.informohu o Iris i fishkur dhe mos ha tolluma gjithe naten.....
E mori ne qafe Ukrainen ky cifuti
Përgjigju