Franca intensifikon bombardimet
ndaj ISIS-it, shkatërron bazat e saj

Franca intensifikon bombardimet<br />ndaj ISIS-it, shkatërron bazat e saj
Avionët ushtarakë të Francës kanë bombarduar një seri bazash të ISIS në Raqqa në Siri, gjë të cilën zyrtarët e kanë përshkruar si një bombardim masiv.

Në shënjestër ishte qendra e komandimit, qendra e rekrutimit, një magazinë për municionet dhe një kamp stërvitjeje për grupin terrorist, bëri të ditur këshilltari për shtypin në Ministrinë e Mbrojtjes.
 
Avionët kanë lëshuar 20 bomba ndërsa 12 avionë luftarakë janë përfshirë në sulmet ajrore të së dielës. Të gjitha shënjestrat janë shkatërruar.

ISIS e cilëson Raqqa si kryeqytet të kalifatit. Sulmet vijnë dy ditë pas sulmeve në Paris, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë ISIS. Presidenti francez, Francois Hollande i ka cilësuar këtë sulme "akt lufte". 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)