Franca intensifikon sulmet ajrore
në shtetin islamik

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka urdhëruar zbarkimin e anijeve  aeroplanmbajtëse në Mesdheun lindor,  pasi Parisi zyrtarë,  ka vendosur për të intensifikuar fushatën e bombardimeve kundër militantëve të grupit Shtetit Islamik, në Siri, pas sulmit terrorist të javës së kaluar në kryeqytetin francez.

Francois Hollande tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të bashkojnë forcat për të luftuar militantëve të grupit Shtetit Islamik.
 
Ndërkohë nga ana tjetër, Bernard Cazeneuve, ministri i brendshëm francez, ka thënë këtë mëngjes  për France Info se janë kryer  128 kërkime të hënën në mbrëmje.

Bastisjet u kryen si pjesë e gjendjes së jashtëzakonshme, Cazeneuve  u shpreh pa dhënë shumë detaje. Ai tha se kërkimet nuk  besohet të jenë të lidhura direkt me hetimin e sulmeve të së premtes.

Të hënën,  nga bastisjet në Francë u bënë 23 arrestime dhe sekuestrimi i 31 armëve, duke përfshirë një raketë raketë në Lion.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues