Franca kryeson renditjen e FIFA-s, Gjermania humb 15 vende

Franca kryeson renditjen e FIFA-s, Gjermania humb 15 vende

Ekipi i francës në momentin që ngritën kupën e Botëririt

Franca kryeson listën e publikuar nga organi qeverisës i futbollit botëror, i cili ka përdorur një metodë të re të klasifikimit të ekipeve kombëtare.

Ndryshimet, nga të cilat ka disa, përfshijnë faktin se ekipet joaktive tani ruajnë totalin e tyre të pikëve, pa zhvlerësim të lojërave më të vjetra”.

Gjermania, që nuk arriti të kualifikohej për në raundet me eliminim direkt të turneut në Rusi, ka humbur 15 vende në renditjen e FIFA-s. Kjo, si rezultat i eliminimit që në grupe të Botërorit, ku pa Meksikën dhe Suedinë të pozicionoheshin mbi te, dhe Korenë e Jugut.

Argjentina zbret në vendin e 11-të të kësaj renditeje, pasi ka hidhëruar në skenën madhështore të Rusisë, kësaj vere, me të dyja skuadrat e sipërcituara tashmë nën Anglinë, e cila arriti deri në gjysmëfinale. Djemtë e Gareth Southgate tani janë të gjashtët në renditjen e FIFA-s.

Pesë vendet e para mbahen nga Franca, Belgjika, Brazili, Kroacia dhe Uruguaji. “Tre Luanët”, Portugalia, Zvicra, Spanja dhe Danimarka përbëjnë “top 10”.

Ngjitet Rusia, e cila në mënyrë sensacionale eliminoi Spanjën nga Botërori me penallti. Plot 21 vende më lart e sheh veten Rusia, e 49-ta. Egjipti i Mohamed Salah, i eliminuar në fazat e grupeve të Botërorit, humb 20 vende në këtë renditje, çka është rënia më e madhe e çdo ekipi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat