Pasi Franca ripërsëriti qëndrimin e saj se nuk do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa u reformuar Bashkimi Europian, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama ka shpërndarë një thënie të shkrimtarit dhe poetit meksikan Octavio Paz i cili thotë se e vetmja gjë që e bashkon Europën sot, është plogështia e saj përballë fatit, duke e quajtur këtë 'thënia e ditës'.

Postimi i kryeministrit Rama

Në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se këto dy vende kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme por fillimisht duhet të reformohet procedura e pranimit në Bashkimin Europian.