Foto nga bombardimet izraelite në Gaza
Franca ka deklaruar se marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit duhet të hyjë në fuqi, dhe të mos ketë vonesa të mëtejshme.
Deklarata u dha nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme franceze, Anne-Claire Lezhandre, raporton Al Jazeera.
Lezhandre tha se qeveria franceze po kërkonte gjithashtu “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”.
“Ne bëjmë thirrje që kushtet e kësaj marrëveshjeje të respektohen plotësisht”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Katar: Armëpushimi në Gaza do të zgjasë 4 ditë! Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Armëpushimi do të jetë i shkurtër, pastaj lufta do të vijojë për paktën dy muaj







