Franca mbështetje sportit shqiptar 
firmoset marrëveshja FSHC e UEC

Franca mbështetje sportit shqiptar <br />firmoset marrëveshja FSHC e UEC
Sporti shqiptar duket se po merr një kthesë të rëndësishme në fushën e investimeve dhe infrastrukturës së re. Dy ditë më parë kreu I federatës së çiklizmit Skënder Anxhaku ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me Unionin Evropian të Çiklizmit në Francë.

Marrëveshja konsiston në mundësitë e reja që Franca do ti japë sportit shqiptar për kualifikimin e sportistëve, ndihma për të siguruar bazën material si dhe training për të kualifikuar trajnerët.
 
Në mbledhjen e radhës së Komitetit Olimpik Shqiptar nuk kanë munguar edhe debatet për rastet e fundit ku kampionët shqiptar të peshëngritjes janë dënuar për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara.
 
Anëtarët e KOKSH-it kanë qenë të ndarë në qëndrimet e tyre nëse duhet apo jo të japë dorëheqjen presidenti I federatës së peshëngritjes Elez Gjoca pasi peshëngritësit shqiptarë rezultuan pozitiv në testin e doppingut dhe për këtë morën edhe dënime.

Rastet e dopingut në sportin shqiptar kanë qenë të shumta por presidenti I KOKSH, Viron Bezhani ka premtuar se po merren masa që ky fenomen të mos përsëritet më.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë