Zgjedhjet në Francë/ E djathta ekstreme fituese e raundit e parë! Macron dhe e majta aleatë në raundin II të ndalin Le Pen të marrë shumicën absolute

Partia e ekstremit të djathtë, ”Rassemblement national” (RN) i Marine Le Pen ka dalë fituese në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor.

Sondazhet e kryera nga Ipsos, Ifop, OpinionËay dhe Elabe parashikuan që partia e Le Pen do të fitojë rreth 34 për qind të votave.

Projeksionet tregojnë se  aleanca e krahut të majtë e Frontit të Ri Popullor ka fituar 28.5-29.1 për qind të votave, ndërkaq forcë e tretë radhitet aleanca centriste e presidentit fracez, Emmanuel Macron me 20.5-21.5 për qind. 

Konkretisht projektohet që e djathta ekstreme të marrë midis 240 deri në 270 vende në Asamblesë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit. Për të siguruar një shumicë absolute një partie i duhen 289 deputetë, ndërkohë që Aleanca e Macron pati vetëm 250 vende në Asamblenë që po largohet dhe duhej të gjente mbështetje nga partitë e tjera çdo herë për të miratuar një ligj. 

Fronti i Ri Popullor i së majtës projektohet me 180 deri 200 vende, ndërsa aleanca e Macron përllogaritet nga 60 deri në 90 shkruan  La Repubblica

Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, u bëri thirrje votuesve që t'i japin RN një "shumicë absolute" në parlament gjë që do të mundësonte formimin e një qeverie të re me presidentin e partisë, Jordan Bardella si kryeministër, në mënyrë që të punonte për "rimëkëmbjen" e Francës.

“Do të jem kryeministri i të gjithëve”, tha ai në një prononcim për gazetarët duke pretenduar se votimi i së dielës do të jetë një nga “më vendimtarët në të gjithë historinë”.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve, Macron bëri thirrje për një aleancë "të gjerë" kundër ekstremit të djathtë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve.

"Përpara RN ka ardhur koha për një bashkim të gjerë, qartësisht demokratik dhe republikan për raundin e dytë" tha ai.

Jean-Luc Mélenchon, nga e majta thotë  "As një votë nuk do të shkojë për RN, kudo që të jemi të tretët do të tërheqim kandidatin tonë".

E njëjta linjë u mbajt më pas nga Raphael Glucksmann, lideri i Place Publique dhe një nga eksponentët kryesorë të koalicionit "Fronti i Ri Popullor".

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kishin 49.5 milionë votues.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë ka qenë pothuajse rekord, teksa morën pjesë në zgjedhjeve pothuajse 70% e votuesve, asnjëherë kaq e lartë që nga viti 1981.

Sipas sondazheve, Le Pen pritet të ketë shumicën në Parlament dhe pas raundit të dytë që do të mbahet më 7 korrik duke i mundësuar që për herë të parë kjo parti e ekstremit të djathtë të jetë në pushtet, dhe për herë të parë që nga pushtimi naziste në Luftën e Dytë Botërore mund t’i japin kryetarit të kësaj partie, Jordan Bardella, 28 vjeç, shansin që të formojë Qeverinë.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve që është caktuar të mbahet më 7 korrik do të garojnë ato njësi ku kandidatët nuk kanë arritur të fitojnë shumicë absolute në raundin e parë dhe më pas do të dihet përbërja përfundimtare e Asamblesë Kombëtare të Francës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

1719778592_franceparis.JPG

‘Fashizmi është gangrenë’.

Në rrugët e Parisit kumbon parulla kundër fashizmit dhe të djathtës ekstreme e cila pritet të dalë fituese nga raundi i parë i zgjedhjeve të përgjithshme në Francë.

Në demonstratën e Place de la Republique në Paris janë mbledhur mbështetësit Nouveau Front Populaire, forcë e cila parashikohet të dalë e dyta në zgjedhjet e raundit të parë.

Ora 21:43
Pjesëmarrje rekord në Francë, mbi 65% morë pjesë në votime

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e përgjithshme në Francë këtë të diel, teksa u mbyll raundi i parë me të dytin që pritet të dielën e ardhshme.

Sipas sondazheve të para, del se kanë votuar të paktën mbi 65% e njerëzve me të drejtë vote, morën pjesë në zgjedhje, teksa në zgjedhjet e kaluara morën pjesë 47.51% e votuesve në 2022.

Ora 19:44
Votimet në Francë, Asambleja Kombëtare e Le Pen projektohet e para me 34.5% të votave

Teksa priten të përfundoj votimi i raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, mediat belge kanë dhënë projeksionet e para të rezultateve.

Asambleja Kombëtare e Marine Le Pen kryeson me 34.5% të votave, e ndjekur nga krahu i majtë Fronti Popullor 28.5% dhe më pas vjen shumica e Emmanuel Macron që qeveris, e cila renditet e treta me 22.5% të votave.

Kjo është ajo që del nga projeksionet e publikuara nga RTBF.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Daje Sami: 01/07/2024 07:04

    Koha po tregon se duhet vendosur rregull mbi njerezimin,sepse droga, prostitucioni, shitjet e vajzave trafiku i emigranteve me gomone ku shpesh perpjekjet per nje jete me te mire kthehen ne tragjedi njerezore etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës