PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Franca vazhdon ta mbështesë Kosovën drejt përmbushjes së reformave në drejtësi, pas një takimi që Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pati të hënën me Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.
Ministri Kuçi, bën të ditur zyra e shtypit e MDK-së, vlerësoi bashkëpunimin që Kosova, në veçanti Ministria e Drejtësisë ka me Ambasadën e Francës dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, përmes projekteve të cilat kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtim të ndërmarrjes së reformave, sidomos në fushën e drejtësisë.
Ambasadorja Daviet, është shprehur e kënaqur për bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa vlerësoi vendosmërinë e këtij institucioni në përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare dhe intensitetin e reformave në drejtësi.
Ministri Kuçi nga ana e ti, bën të ditur zyra e shtypit, vlerësoi ekspertizën e dhënë nga shteti francez, ndërkohë është shprehur se mirëpret çdo mbështetje të mëtejshme në drejtim të thellimit të bashkëpunimit përmes projekteve mbështetëse nga Franca./b.j/a.gjonaj/f.n/










