PARIS- Një nga ekonomitë më të mëdha në Europë, Franca, është futur në recesion pas tkurrjes prej 0.2 % në tremujorin e parë të vitit.

Ekonomia e Francës u tkurr me të njëjtën shifër në tremujorin e fundit të vitit 2012.

“Recesioni vjen si rezultat i rritjes negative në dy tremujorë radhazi” treguan të dhënat zyrtare, duke shënuar performancën më të keqe që kur kriza financiare globale nisi në 2009-n.

Ndërsa për Gjermaninë shifrat e rritjes ekonomike kanë qenë pozitive duke treguar se ekonomia më e fortë në eurozonë, u rritën vetëm me 0.1% në tremujorin e parë të vitit.

Kjo ishte një lajm i mirë pasi ekonomistët kishin parashikuar një rritje modeste deri në 0.3%.

Shifrat nga Zyra e Statistikave gjithashtu treguan se ekonomia gjermane ishte tkurrur me 1.4%, në krahasim me një vit më parë.

Më herët Komisioni Europian kishte paralajmëruar se “Franca do të hyjë në recesion këtë vit dhe se ekonomia e Eurozonës do të tkurret me 0.4% këtë vit”.

Banka Qendrore Europiane ka ulur normat e interesit në takimin e saj të fundit në Bruksel në një rekord të ulët, në përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)