17.5 milionë shikues ishin para ekranit për mesazhin e presidentit Emmanuel Macron në pritje të emrit të kryeministrit të ri. Pas takimeve në Pallatin Elysee me aleatë dhe politikanë, Macron nuk e kishte një kryeministër të ri për Francën pas rrëzimit të qeverisë së Michel Barnier.
Presidenti francez përjashtoi mundësinë e dorëheqjes së shumë kërkuar nga opozita, duke thënë se do të qëndrojë deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.
Cinizëm politik e quajti Macron kaosin e politikanëve opozitarë me rrëzimin e qeverisë me mocion mosbesimi duke i dhënë fund koalicionit të pakicës së kryeministrit të djathtë Barnier vetëm 3 muaj në pushtet.
Të shtunën Franca rihap katedralen ‘Notre Dame’ pas zjarrit shkatërrues të 2019 ku liderët e disa shteteve do jenë në ceremoni dhe koha po ecën pas për Macron që në këtë event drejtuesit e shteteve mes tyre Donald Trump t’i presë me një kryeministër të ri.
Ai do të emërojë kryeministri e ri në ditët në vijim dhe për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm po vijon takimet me liderë e politikanë.
Opozita socialiste është gati të negociojnë deklaroi sekretari i partisë Olivier Faure, por kërkon ngrirjen e reformës së pensioneve. Shfuqizimi i reformës që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 është një mur i pakapërcyeshëm për Frontin e Ri Popullor .
‘La France Insoumise’ pra partia e Jean-Luc Mélénchon me të cilën ai bën pjesë në bllokun e Fronti i Ri Popullor i majtë , e kanë "përjashtuar veten nga diskutimi".
Teksa Franca ka hyrë në një periudhë trazirash politike, Elysee tha se qeveria e rrëzuar Barnier do të merret me çështjet aktuale derisa të emërohet një e re.