Franca ka regjistruar sot rreth 10 mijë raste të reja infeksioni Covid, saktësisht 9843, dhe 19 viktima.
Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të identifikuave pozitivë me Covid është rriturr në 353 944 kurse totali i viktimave ka shkuar në 30 813.
Sot Presidenti Macron tha se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momenti për të krijuar panik.
Masat e reja do të shpallen nesër nga Këshilli i Mbrojtjes si nevojë e ‘përshtatjes me Covid’.
Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është "shqetësuese", veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d'Azur.
Britania e Madhe regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2919 raste të reja infeksioni dhe 14 viktima.
Totali I të prekurve nga Covid është 358 138 kurse numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 41 608
Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Portugalia
Udhëtarët, të cilët mbërrijnë në Angli nga Portugalia kontinentale, një destinacion popullor për turistët britanikë, Hungaria dhe territoret franceze të përtej detit, do të duhet të bëjnë dy javë karantinë për shkak të një ringjalljeje të epidemisë së koronavirusit të ri, njoftoi sot qeveria britanike.
“Të dhënat tregojnë se ne duhet të heqim Portugalinë (por jo Azoret dhe Madeiran), Hungarinë, Polinezinë Franceze dhe Réunionin nga lista e vendeve të përjashtuara nga karantina, për të garantuar sigurinë e të gjithëve”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.
Ministri theksoi, gjithashtu, se Suedia tani do të përjashtohej nga kjo masë.
Lajmi kryesor: