Franca pezullon marrëveshjen
“Schengen”, kontroll në kufi

Franca pezullon marrëveshjen<br />“Schengen”, kontroll në kufi
Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës në Paris, ku si pasojë e sulmeve terroriste mbetën të vrarë 129 persona autoritet franceze marrin masa.

Policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së, duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë. Ky lajm bëhet i ditur nga gazeta britanike “The telegraph”.

Në anën tjetër, Policia e Gjermanisë në distriktin e Saarlandit ka filluar një kontroll më të rreptë nëpër pikat kontrolluese në kufirin me Francën.

Mbrëmë kemi filluar kontrollet e para. Situata po vlerësohet dhe vazhdimisht po veprojmë në bazë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Federale për rajonin Saarlandit.

Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka thënë se kontrollet kufitare në këtë kohë janë më të nevojshme se asnjëherë.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar