/ATSH-AFP/ - Nëntëmbëdhjetë azilkërkues eritreas, të cilët kanë lënë pas vatrat e luftës për një jetë më të mirë në Bashkimin Evropian, janë pritur sot në pjesën perëndimore të Francës, në kuadër të operacionit të parë të zhvendosjes së parashikuar nga një marrëveshje evropiane në fund të muajit shtator, bëri të ditur Ministria e Brendshme franceze.
"Franca i ka propozuar Italisë dhe Greqisë të strehojë në qendrat e pritjes 200 persona në muajin nëntor, 300 në dhjetor dhe 400 në janar, në kuadër të një programi që parashikon një kontigjent prej 30 mijë personash të akomoduar në territorin tonë gjatë dy vitet e ardhshme", tha ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve në një komunikatë.
"Në kuadër të fazës së parë eksperimentale, në mesin e tyre 19 persona do të strehohen në rajonin Pays de la Loire", saktësoi ministria.
Duke i shprehur mirëseardhjen në Francë, Cazeneuve siguroi se kërkesat e tyre për azil "do të shqyrtohen me një kujdes të veçantë".
/Shqiptarja.com