Franca privatizon një plazh publik
 për pushimet e mbretit saudit

Franca privatizon një plazh publik<br /> për pushimet e mbretit saudit
Në një plazh publik në jug të Francës, që ndodhet poshtë një vile, pronë e familjes mbretërore saudite, do të ndalohet hyrja gjatë pushimeve të mbretit Salman, që pritet të vijë javën e ardhshme, njoftuan autoritetet lokale.

Sapo Roja Mbretërore Saudite të na njoftojë ditën e mbërritjes së avionit të mbretit, hyrja në plazh do të ndalohet nga policët, gjatë gjithë pushimeve të mbretit”, shpjegon nënprefekti i rajonit Grasse, Philippe Castanet, duke e justifikuar këtë me arsyet e sigurisë.

Prefektura detare nga ana e saj ka ndërmarrë masa të ngjashme ku do të ndalojë lundrimin në një rreze prej 300 metrash përballë kësaj prone.
Ky privatizim i plazhit publik ka ngjallur zemërim tek plazhistët.

“Qoftë ai apo ndonjë miliarder tjetër, ata kanë gjithnjë prioritet ndaj popullit”, shprehet e indinjuar Fatima, një infermiere që ka ardhur të bëjë plazh aty, me dy vjazat e saj.
Disa ditë më parë, një shtyllë betoni, pa autorizim, ishte vendosur në rërë për të vendosur një ashensor.

Prefektura pranoi të mbyllë sytë në këmbim të një premtimi të sauditëve se do ta heqin atë kur të ikin.

Sipas medias franceze, mbreti Salman, 79 vjeç, që hipi në fronin e Arabisë Saudite në janar pas vdekjes së mbretit Abdullah, do të shoqërohet nga më shumë se 400 persona gjatë pushimeve të tij./ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur