Përgjatë valës së të nxehtit në gusht, autoritetet në Francë kanë regjistruar gati 400 viktima të lidhura me motin e nxehtë, ka thënë Autoriteti i shëndetit publik i këtij vendi.
Personat mbi moshën 75-vjeçare janë më të prekurit, është thënë në raportin e publikuar në Paris. Përgjatë valës së tretë të të nxehtit në Francë, në periudhën 11-26 gusht, numri i vdekjeve është rritur për 5.4 për qind më shumë, në krahasim me javët e njëjta të vjetëve të fundit.
Përgjatë kësaj periudhe, temperaturat në Francë janë rritur në 42 gradë Celsius në disa rajone. Nëse njerëzit vdesin më shumë në javët me temperatura të larta, në krahasim me javët e njëjta të viteve të kaluara, rritja e shkallës së vdekshmërisë vlerësohet se është shkaktuar nga i nxehti.
Megjithatë, në raport është përmendur se rezultatet janë preliminare. Ndonëse shumica e vdekjeve besohet se janë shkaktuar për shkak të gjendjeve paraprake, nxehtësia mund ta ketë përkeqësuar situatën.
Në raport është përmendur se gjetjet tregojnë se i nxehti përbën rrezik shëndetësor, madje edhe jashtë periudha të të nxehtit, prandaj duhet zbatuar masa parandaluese për zvogëlim të ndikimit të të nxehtit në popullsi.
Prej fillimit të muajit korrik, bota është përballur me temperatura tejet të larta. Në disa studime është thënë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundshëm pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?
25 Dhjetor, 13:51
-
U shkrumbua nga zjarri i 2019/ 'Notre-Dame de Paris' pret meshën e parë të Krishtlindjeve
25 Dhjetor, 12:48
-
Kryeministri i ri francez: Do bëj të pamundurën të bashkoj vendin
24 Dhjetor, 15:31
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Francë/ Formohet qeveria Bayrou, mes ministrave ish-kryeministrat Valls dhe Borne
23 Dhjetor, 19:21
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Ilir Yzeiri: Topikat e trishta të hapësirës publike
20 Dhjetor, 13:28
-
Kryeministri i ri francez: Nëse nuk kemi një qeveri deri në Krishtlindje, do të jemi në greminë
20 Dhjetor, 12:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor, 16:46
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
I nxehtë përvëlues ‘pushton’ Australinë, temperatura arrijnë deri në 47 gradë celsius
16 Dhjetor, 16:10
-
Cikloni apokaliptik Chido në Mayotte, viktimat mund të jenë me mijëra, 1,7 mln njerëz në rrezik
16 Dhjetor, 10:38