Franca shton aktivitetet kundër ISIS

Franca ka bërë të ditur se do të dërgoj luftanijen e saj Charles de Gaulle për të mbështetur operacionet kundër grupit militant të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Presidenca franceze ka bërë sot njoftimin, pas një takimi të kabinetit të mbrojtjes. Luftanija do t’iu bashkohet gjashtë avionëve luftarakë Rafale, të stacionuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Franca ka nisur sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri muajin e kaluar një vit pasi ka bombarduar grupin ekstremist në Irak. Franca thotë se avionët e saj kanë kryer 271 sulme në Irak dhe dy në Siri.





gRedaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!

Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!