1698263157_xxxccc.JPG

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaron se shteti i tij do të dërgojë një anije të marinës për të dërguar ndihmë në spitalet në Rripin e Gazës.

“Do të ketë ndihma të tjera”, tha Macron, duke shtuar se Franca dëshiron që t’iu ofrojë civilëve në Gazë qasje në ilaçe dhe kujdes shëndetësor.

Anija do të niset nga porti ushtarak francez në Tulon, në Detin Mesdhe, brenda 48 orësh, tha ai. Macron nuk dha detaje të tjera.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izraeli shtyn pushtimin tokësor të Gazës pas kërkesës së SHBA! Macron: Sulmi do të ishte gabim! Netanyahu: Të gjithë do japim llogari pse dështuam më 7 tetor