Franca vë sanksione ndaj shefit të Hamasit në Gazë, kërkon masa në nivel të BE-së
Udhëheqësi i Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar
Franca të martën ka ngrirë pasuritë e shefit të grupit ekstremist palestinez, Hamas, në Gazë. Yahya Sinwar është bërë udhëheqësi i fundit i grupit që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i cili është shtuar në listën e sanksioneve franceze, sipas një dekreti të publikuar në gazetën zyrtare të Francës.
Më 13 nëntor, Franca ka vënë sanksione në nivel kombëtar edhe ndaj komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, dhe zëvendësit të tij, Marwan Issa.
Franca, po ashtu, po punon me partnerët për të vënë sanksione ndaj figurave të grupit radikal palestinez dhe ndaj rrjetit financues të tij në nivel të Bashkimit Evropian, kanë thënë disa diplomatë, raporton Reuters.
Hamasi ka nxitur luftë me Izraelin duke kryer sulme vdekjeprurëse në jug të Izraelit, më 7 tetor, gjatë së cilave luftëtarët e grupit palestinez vranë afër 1.200 persona dhe morën peng 240 të tjerë.
Që atëherë, nga sulmet izraelite në Gazë janë vrarë mbi 15.000 palestinezë – pothuajse dy e treta e viktimave janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.
Mbi tri e katërta e popullsisë së këtij territori janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe sulmeve tokësore të Izraelit, që krijuan një krizë humanitare./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.1%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 679
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Francë/ Turneu 'Henri Deglane', Valiev dhe Abakharov i shtojnë Shqipërisë dy medalje të tjera në mundje
21 Janar, 10:07
-
I dënuar në Shqipëri me 5 vite burg, arrestohet në Francë 46-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
20 Janar, 15:00
-
Armëpushim në Gaza/ Lirohen 3 izraelitë e 90 palestinezë! OKB dërgon 630 kamionë ndihma
20 Janar, 12:15
-
Profilet/ Kush janë tre pengjet e para gra që u liruan sot nga Hamasi
19 Janar, 10:26
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik! Kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 11:17
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën
17 Janar, 09:27