Franca: vendet e origjinës nuk
mbajnë përgjegjësi për xhihadistët

Franca: vendet e origjinës nuk<br />mbajnë përgjegjësi për xhihadistët<br>
Pas pothuajse një javë diskutimesh intensive mes qeverive perëndimore mbi fatin e luftëtarëve të huaj që mbahen të ndaluar në rajonin e Levantin në Lindjen e Mesme,qeveritë franceze dhe britanike vazhdojnë të refuzojnë kërkesën e vazhdueshme amerikane që vendet e origjinës të mbajnë përgjegjësi për këta individë.

"Nuk jemi afër një marrëveshjeje të përgjithshme për këtë", tha një diplomat i lartë francez.

Ai thotë se Parisi frikësohet se luftëtarët e huaj të riatdhesuar do të përpiqen të përdorin gjykatat për qëllime propagande, duke u tallur me drejtësinë franceze dhe duke vënë në pikëpyetje paanësinë e saj. Ai tha gjithashtu se në burg ata do të përpiqen të radikalizojnë të burgosurit e tjerë. Sipas zyrtarit francez çështjet ligjore për ndjekjen penale të xhihadistëve francezë për terrorizëm të kryer jashtë shtetit, janë komplekse gjithashtu.

"Ndjekja penale e tyre do të jetë e vështirë, sepse mbledhja e provave mund të jetë e pamundur për t'u siguruar në fushat e betejës", tha diplomati francez, i cili ka qenë i përfshirë në diskutime të nivelit të lartë me homologët amerikanë dhe evropianë mbi këtë çështje.

Vlerësohet se qytetarët francezë përbëjnë kontigjentit më të madh të luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar grupit terrorist Shteti Islamik dhe fraksioneve të tjera xhihadiste në Levant. Më shumë se 300 xhihadistë francezë mendohet të kenë vdekur duke luftuar në Siri ose në Irak, ndërsa 500 deri në 600 të tjerëkonsiderohen të humbur ose të ndaluar, kryesisht në Siri nga kurdët.

Gjatë kësaj jave sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha se problem i tyre është një problem ndërkombëtar që kërkon një zgjidhje nga të gjitha palët e përfshira. SHBA thotë se ekziston rreziku që xhihadistët e ndaluar nga këto forcave të mund të arratisen mes luftimesh në Siri.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në ‘21 janar’! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet