Franca vendos pasaportën e COVID-19 për qasje në vende publike! Qytetarët krahasojnë Macron me Hitler

Pas rritjes së jashtëzakonshme të rasteve të reja me koronavirus, duke nisur nga dita e sotme në Francë hyn në fuqi një pasaportë e re shëndetësore. Francezët kështu duhet të tregojnë se janë vaksinuar, kanë test negativ apo janë shëruar nga COVID-19, në mënyrë që të mund të hyjnë në shumicën e kinemave dhe muzeve.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme ligjvënësit do të debatojnë nëse një masë e tillë do të vlejë edhe për të hyrë në kafene, restorante dhe qendra tregtare.

Kjo masë nis të zbatuari pasi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, ka raportuar për 18,000 raste të reja të infektimit në vetëm 24 orë.

 “Nuk kemi parë diçka të tillë më parë”, ka thënë ai para Asamblesë Kombëtare, duke thënë se varianti Delta është duke rritur numrin e rasteve dukshëm më shpejt sesa variantet tjera.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur këtë muaj vendimin për pasaportën shëndetësore, si dhe vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë punëtorët shëndetësorë, deri në muajin shtator. Për këtë arsye, më shumë se 100 000 francezë kanë protestuar të shtunën dhe kanë dëmtuar rëndë dy qendra vaksinimi. Pas detyrimeve për vaksinim, Macroni krahasohet me Hitlerin

Nga pakënaqësia e masave të reja, në rrugë është vendosur një fotomontazh ku presidenti francez, Emmanuel Macron shfaqet në uniformën dhe pamjen e liderit famëkeq nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler. Në poster shkruhet “Zbato, vaksinohu”, ndërsa shihet edhe stema e nazistëve, e modifikuar me inicialet e presidentit francez.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar