Franca zyrtare frenon optimizmin për vaksinën anti Covid

Franca zyrtare frenon optimizmin për vaksinën anti Covid

Do të duhet të paktën 18 muaj të tjerë përpara se të kemi një kandidat për vaksinën anti koronavirus.

Kjo është thënë nga Ministri Francez i Kërkimit, Frederique Vidal në përgjigje të parashikimeve optimiste të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se ishte i sigurt për mundësinë e të paturit të vaksinës deri në fund të vitit, ndoshta edhe më herët.

 "Ajo që na thonë studiuesit, është se nxitimi që kemi parë në zhvillimin e provave klinike na jep shpresë për një vaksinë brenda 18 muajve, por nuk është e arsyeshme të mendojmë se mund të shkojmë më shpejt se kaq, përveçse të vendosim sigurinë e njerëzve është në rrezik", - tha Vidal përsëriti Europa 1.

Ministri Francez i Kërkimit gjithashtu foli për "rastin" Sanofi, gjigandi farmaceutik francez që ngjalli ‘stuh’i pas një deklarate të menaxherit të saj, Paul Hudson, i cili kishte bërë të ditur që një vaksinë e mundshme do të shpërndahej së pari në SH.B.A. sepse ata investuan 30 milion dollarë në studimet kërkimore.

"Është "e papranueshme të rezervosh një vaksinë për një vend dhe jo një tjetër për arsye të parave," komentoi Frederique Vidal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën

Nustricionisti dhe specialisti i Mjeksisë Holistike, Altin Joka: Ndryshimi i stilit të jetës dhe të ushqyerit ju zgjat jetën