Francë, 3 fëmijë vriten në
një shkollë hebraike

Francë, 3 fëmijë vriten në<br />një shkollë hebraike
TOULOUSE (FRANCË) - Mediat franceze raportuan një ngjarje të rëndë në një shkollë në jugperëndim të vendit. Të shtënat me armë zjarri në një shkolle hebreje në Tuluse, kanë shkaktuar viktima. Dëshmitarët njoftuan për katër të vdekur deri më tani, tre prej të cilëve fëmijë. Mësohet se mes viktimave janë mësuesi i shkollës dhe dy fëmijët e tij.

Sipas policisë franceze një burrë, qëlloi me armë mbi një grup prej 4-5 personash rreth orës 8.10 të mëngjesit duke lënë të vdekur në vend të paktën katër prej tyre, një rabin 30 vjeçar, fëmijët e tij 6 dhe 3 vjeç si dhe një fëmijë tjetër të moshës 8 apo 10-vjeçare. Ndërkohë një adoleshent 17-vjeçar po lufton me vdekjen në një spital të Tuluzës.E tërë zona e qytetit është rrethuar nga forca të shumta policie.
Sipas hetuesve ai dyshohet të ketë përdorur sërish dy armë, një pistoletë me kalibër 11,43 mm e një me kalibër 9 mm. Izraeli dhe autoritetet hebreje në Francë janë tmerruar nga vrasjet e ndodhura, ndërsa presidenti francez Nicolas Sarkozy ka anulluar të gjitha aktivitetet e tij në kuadër të fushatës presidenciale dhe ndodhet në Tuluzë bashkë me ministrin e Brendshëm Claude Gueant, dhe rabinin kryesor në Francë Gilles Bernheim.

Prokurori i Tuluzës Michel Valet bëri me dije se vrasësi ka hapur zjarr mbi gjithçka ka patur përpara, fëmijë e të rritur, dhe shumë fëmijë janë dyndur në brendësi të shkollës hebraike. Dëshmitarë të shumtë që treguan momentin e vrasjeve thanë se autori i ngjarjes u largua menjëherë me një motor të vogël scooter.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë