Francë, 4 marinarë shqiptarë
"peng" prej 1 muaji

Francë, 4 marinarë shqiptarë<br />
FRANCE - Prej një muaji autoritetet franceze kanë bllokuar një anije në të cilën ndodhen 4  marinarë shqiptarë nga Durrësi. “River King” lundron nën flamurin e shtetit të Belizesë, i cili ndodhet në Amerikën Qendrore, raporton “Basse-Normandie”.  Autoritetet franceze thonë se anija ka mbërritur në brigjet e Francës që më 15 maj dhe qëndron  e bllokuar për shkak të parregullsive financiare (marinarët kanë po ashtu 3 muaj pa u paguar) dhe çështjeve teknike që lidhjen me ndotjen (në të ka 900 tonë zhavorr. Bllokimi i saj është  bërë, pasi janë konstatuar 15 mangësi të ndryshme nga regjistri detar dhe është kualifikuar ne mjetet detare  që nuk lejohet te ankorohet ne portet  evropiane.)
 
Marinarët janë Luan Seiko, kapiteni i anijes, Ylber Gjika, Endri Vrushaj dhe  Eqerem Elezi. Anija iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga organet  kompetente të portit të Granville, i cili ndodhet në perëndim të Francës, në kanalin anglez.
 
Kjo është hera e tretë  që “River King” ndalohet për parregullsi muajt e fundit. Denoncimi është bërë nga një shoqatë ambientaliste, sipas të cilës anija është një rrangallë që nuk duhet të lundrojë në ujërat evropiane.
 
Laure Talloneau, inspektore e Sindikatës Ndërkombëtare të Punëtorëve, tha se anija ka marrë një pezullim për shkak se nuk ka plotësuar kushtet bazë të lundrimit. Ajo po ashtu u bëri thirrje autoriteteve franceze që të zgjidhnin situatën e katër shqiptarëve në mënyrë që të kthehen në atdhe.
 
Anija  “River King”, pavarësisht se lundron  nën flamurin e shtetit amerikanoverior të Belizes, ndodhet nën pronësinë e kompanisë greke “Ionian Marine”,  por të drejtën e shfrytëzimit të saj  e ka një kompani britanike, e njohur me emrin “Intrada Chartering”, që e përdorte anijen për të transportuar zhavorr.
 
Sipas autoriteteve franceze, “River King”, e cila është prodhuar në vitin 1984, u ka një borxh marinarëve prej 60 mijë dollarësh. Për sa i përket katër shqiptarëve, thuhet se  ata janë punësuar pa kontratë dhe se nga burimet paraprake, rrogat e tyre kanë qenë nën minimumin e vendosur nga Sindikata Ndërkombëtare e Punëtorëve. Mësohet se anija është pezulluar për gati një vit nga ujërat evropiane.


.
  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa

Itali/ Shkatërrohet organizata e kokainës, mes 18 të akuzuarve edhe 10 shqiptarë! Marokenët ndërmjetës, dorëzonin drogë edhe në banesa