Ngjashmëria me futbollistin e njohur Cristano Ronaldo jo gjithmonë të sjell përfitime, por mundet edhe të të çojë në burg. 

Një rast i tillë ka ndodhur me një shqiptar i cili cilësohet si sozia e futbollistit por ka rënë në pranga për vjedhje.  

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Nancy, qytet në lindje të Francës pas një tentative për grabitje.

E përditshmja  “L’est Republicain”  tregon ngjarjet e ndodhura në shtator kur dy burra u përpoqën të vidhnin një shtëpi. E ndërsa përpiqeshin të arratiseshin nga dritarja por u panë nga pronari.

Ky i fundit i tha policisë se një nga hajdutët ishte sozia e CR7. Pak ditë më pas, pas identikitit  21 vjeçari shqiptar u arrestua së bashku me bashkëpunëtorin e tij.

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)