FRANCE-Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Marc Ayrault, ka shprehur keqardhje pas vendosjes së vetos në OKB nga ana e Rusisë për sanksionet ndaj Sirisë, duke thënë se Rusia mbante “përgjegjësinë më të madhe” për mos kalimin e projektrezolutës së prezantuar nga Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja.
“Bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe përballë popullit sirian dhe pjesës tjetër të njerëzimit”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka rritur tonet kundër Moskës.
“Kjo është një ditë e zymtë për Këshillin e Sigurimit, sidomos kur shtete anëtare të tij nxjerrin justifikime për vende të tjera që vrasin popullin e tyre”, u shpreh ajo, duke shtuar se Rusia po vendoste mbrojtjen e miqve të saj në regjimin sirian mbi interesat global të sigurisë.
Projektrezoluta e prezantuar në Këshillin e Sigurimit nga Anglia, SHBA-ja dhe Franca, parashikonte vendosjen e sanksioneve ndaj Sirisë për përdorim të armëve kimike gjatë luftës civile në vend.
Ndërkohë kundër projektrezolutës përveç Rusisë, kanë votuar edhe Kina dhe Bolivia.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com