Francë, Biarritz mbyll 'portat', Trump hap dosjes përvëluese të Iranit (VIDEO)

Në Samitin e G7-ës në Biarritz të Francës, i cili mbylli rrugëtimin e tij mbrëmjen e djeshme, uniteti mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron, duket se ka qënë refreni i fundit ‘i kënduar’ në konferencën e përbashkët për shtyp.

Dakordësia më e rëndësishmes mes Macron dhe Trump ka qënë ajo mbi dosjen përvëluese të Iranit.

Duke lënë pas divergjencat e fundit, dy presidentët kanë rënë dakord te një pike, “nuk duam një Iran me armë bërthamore por do të punojmë sëbashku për të patur një marrëveshje më të mirë se ajo e vitit 2015”.

"Ajo që unë i thashë Ministrit Zarif dhe gjithashtu Presidentit Rouhani në telefon, është se nëse ai do të binte dakord të takohej me Presidentin Trump, do të arrihet një marrëveshje. Shpresoj që në javët e ardhshme do të arrijmë të organizojmë një samit midis Presidentit Rouhani dhe Presidentit Trump" – ka deklaruar Presidenti francez Emmanuel Macron.

Për Presidentin amerikan, ftesa për t’u takuar në samit me Zarif ishte e parakohshme por ai ka shprehur dakordësinë për një marrëveshje në të ardhmen e afërt. Për Trump, kryesore është respektimi i rregullave të lojës nga ana e Iranit.

Dakortesi në samit u arrit edhe për taksimin e gjigandeve të Web-it.

Përsa i takon luftës tregtare me Kinën dhe rreziqet e saj në nivel global, u duk se Trump ishte gati për lëshime, edhe pse toni i fjalëve të tij ishte ende ekuivok. “Presidenti kinez është një lider i madh dhe një njëri i jashtëzakonshëm, por ai nuk mund të humbasë 3 milion vende pune brenda një kohe të shkurtër. Jam dakord që duhet një marrëveshje dhe besoj se ata nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat