PARIS, 25 korrik /ATSH-ANSA/ - Kushtet e motit është hipoteza më e mundshme për të shpjeguar shkaqet e aksidentit të avionit algjerian me 116 njerëz në bord, deklaroi ministri i Brendshëm francez, Bernard
Cazeneuve. "Ne mendojmë se ky avion është rrëzuar për arsye të kushteve atmosferike", u shpreh Cazeneuve në një intervistë për radion RTL. Megjithatë ai deklaroi se asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohej deri në momentin që hetimi do të jepte të gjitha rezultatet. Ndërkohë, ministri francez i Transporteve, Frederic Cuvillier, duke komentuar mbi planin e incidentit të avionit algjerian në Mali, tha sot se Parisi përjashton mundësinë për një goditjeje nga toka. "Eshtë shumë vështirë, në mos e pamundur", deklaroi Cuvillier duke përsëritur se kushtet atmosferike ishin tepër të këqija./ /L.Q/ A.JOR.
/Shqiptarja.com