Francë, debate për “shpezime luksi”, dorëhiqet ministri François de Rugy

Francë, debate për “shpezime luksi”, dorëhiqet ministri François de Rugy

Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i gjendur për ballë një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Presidenti francez ka bërë të ditur se e ka pranuar dorëheqjen dhe ka nënvijëzuar se bëhet fjalë për një vendim personal.

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i Partisë Ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet “Mediapart”.

Në klimën e protestave të jelekëve të verdhë ndaj "politikës së elitave", zbulimet e fundit mbi jetën e François de Rugy kanë shkaktuar zemërata

De Rugy u përpoq të mbrojë veten dhe të justifikonte sipas nevojës shpenzimet e tij luksoze.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)