Francë, deputetët kërkesë presidentit:
Të njihet shteti i Palestinës

Francë, deputetët kërkesë presidentit:<br />Të njihet shteti i Palestinës
FRANCE-154 deputetë të krahëve të ndryshëm politik në Francë, i kanë drejtuar presidentit François Hollande, një kërkesë për njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca.

Kërkesa e drejtuar presidentit është bërë me anë të një letre të hapur në media.

“Franca duhet të dëshmojë gadishmërinë e saj për të thyer bllokadën në këtë konflikt, duke rikonfirmuar zyrtarisht, në emër të së drejtës së patjetërsueshme për vetëqeverisje që populli palestinez të gëzojë të drejtën e të pasurit një shtet. Kjo ka të bëjë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare si dhe sigurinë e Izraelit”, shkruan letra.

“Zoti presidenti, vihuni në lartësinë e sfidës dhe mos humbni këtë takim me historinë, për të njohur, duke nisur që sot shtetin e Palestinës”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të shtetit francez.

Ndërkohë letra është nënshkruar nga shumica e përfaqësuesve të partive të djathta e atyre të majta në Francë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë