Francë, fiton Francois Fillon:
Dallgë që shkatërron skenarët
Fillon, kandidati republikan për President

Francë, fiton Francois Fillon:<br />Dallgë që shkatërron skenarët<br />Fillon, kandidati republikan për President
PARIS-Francois Fillon është kandidati i republikanëve në zgjedhjet Presidenciale që do të zhvillohen vitin tjetër në Francë.
 
Francois Fillon arriti që të fitonte përballë rivalit Alain Juppe, i cili në fund të procesit e pranoi humbjen.
 
Ish- kryeministri i fitoi primaret brenda partisë me 67% të votave, ndërsa para mbështetësve të tij deklaroi se rezultati është një fitore, që shkatërroi të gjithë skenarët.
 
"Kjo është një fitore, që mbështetet në bindje, e ndjeva këtë dallgë që i shkatërroi të gjithë skenarët e përgatitur.
 
Franca nuk mund të pranojë rënien e saj. Kjo është e vërteta dhe dëshiron veprim
”.
 
Nëse populli francez ma jep besimin, do të përpiqem ta respektoj atë kontratë dhe ta drejtoj me dinjitet”, ka thënë Fillon.

Juppe, kandidat më i moderuar, ka uruar Fillonin për “fitoren e madhe” dhe është zotuar se do ta mbështesë atë në përpjekjen për t’u bërë president.

Fillon, i cili ka shërbyer si kryeministër në administratën e ish presidentit Nicolas Sarkozy, shihet si i krishterë tradicional mbi çështjet si aborti dhe martesat e homoseksualëve.

Ai ka propozuar reforma dramatike ekonomike, të cilat përfshijnë reduktimin e 500,000 vendeve të punës, fundin e javës 35-orëshe të punës dhe rritjen e moshës së pensionimit.

Tani vëmendja bie mbi Partinë Socialiste dhe mundësinë që presidenti jo aq popullor, Francois Hollande, të garojë sërish në zgjedhjet e partisë së tij, në muajin janar. Ai ka thënë se do ta shpallë vendimin në ditët e ardhshme.

Kryeministri aktual, Manuel Valls, ka thënë të dielën se nuk e përjashton mundësinë që të garojë kundër Hollande në zgjedhjet e partisë.

Sidoqoftë, në zgjedhjet e prillit, sondazhet nxjerrin në duel Fillonin dhe kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Fillon më i ngrohtë me Rusinë, më i ashpër me Islamin radikal
Fillon kundërshton multikulturalizmin dhe ka bërë thirrje për lidhje më të mira me Rusinë e Vladimir Putinit. Ai ka mbështetur heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, të cilat janë ndërmarrë pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë. Ka thënë se Rusia nuk është kërcënim dhe se duhet të konsiderohet partner në Siri. Edhe Putin e ka vlerësuar Fillonin si profesionist dhe person që “mban pikëpamjet e tij”.

Fillon po ashtu ka thënë se 'për të luftuar grupin militant Shteti Islamik, Franca nuk duhet të përjashtojë bashkëpunimin me presidentin sirian, Bashar al-Assad'.

Ai ka qëndrim të ashpër kundër Islamit në Francë dhe ka thënë se “Islami radikal është duke korruptuar disa nga qytetarët tanë myslimanë”.

Gjatë verës, Fillon u shpreh në favor të ndalimit të burkinit, rroba islame e përdorur në plazhet franceze.

(d.b/dy.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’