Francë, Francois Fillon: Jam nën
shënjestrën e sulmeve mediatike

Francë, Francois Fillon: Jam nën<br />shënjestrën e sulmeve mediatike
FRANCE-Kandidati i së djathtës për zgjedhjet presidenciale në Francë, Francois Fillon, ka deklaruar se ai është vendosur nën shënjestrën e një numri të konsiderueshëm sulmesh nga mediat.
 
“Aktualisht jam vënë nën shënjestrën e një numri të konsiderueshëm sulmesh dhe nuk mundem të mos e marrë në konsideratë  se ka një formë përndjekje ndaj meje”, është shprehur Fillon.

Fillon, i cili është akuzuar se ka kryer punësim fiktiv të familjarëve të tij duke çuar kështu në përfitimin e shumave të mëdha,  ka lëshuar akuza se mediat po ndërhyjnë në jetën e tij private.
 
 “Cdo ditë e më tepër po ndërhyhet në jetën time private në nivelin më të ulët”. Përse ? Çka nxjerr në pah  se ka qindra, dhjetëra në çdo rast gazetarë që rrëmojnë në koshat e mbeturinave për t’u marrë me kostumet e mia, nesër me këmishat dhe pse jo dhe në veshjet e mia të brendshme”, ka deklaruar Fillon i cili ditën e mërrkurë është thirrur për tu marrë në pyetje nga gjyqtarët të cilët jaën duke hetuar mbi akuzat që rëndojnë mbi të.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)