Gjatë një bisede telefonike mes tre krerëve, presidenti francez dhe kancelarja gjermane i kërkuan presidentit rus, Putin të ushtrojë të gjithë presionin e nevojshëm mbi separatistët, me qëllim për t'i nxitur të negociojnë në mënyrë efektive dhe për të marrë masa konkrete për të siguruar kontrollin ruso-ukrainas.
Elyse theksoi se një bisedë telefonike mes katër krerëve, Hollande, Merkel, Putin dhe presidentit ukrainas, Petro Poroshenko do të zhvillohet në javët e ardshme.
Sipas komunikatës, Hollande dhe Merkel i kanë përmendur presidentit rus nevojën për të siguruar sa më shpejt një zgjidhje politike, parametrat e të cilës janë të njohura si një armëpushim mes autoriteteve ukrainase dhe separatistëve, vendosjen e një mekanizmi për mbikëqyrjen e kufirit me OSBE-në dhe lirimi i të gjithave pengjeve./
/ec/