PARIS - Presidenti francez, François Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmuan sot se dëshironin aplikimin të plotë të marrëveshjeve të Minskut nënshkruar më 12 shkurt për t'i dhënë fund luftimeve në lindje të Ukrainës, gjatë një konference të përbashkët shtypi.
"Ne jemi të bindur se marrëveshjet e Minskut duhet të aplikohen. Të gjitha marrëveshjet e Minksut duhet të zbatohen", deklaroi presidenti francez.
"Armëpushimi është shkelur disa herë dhe duhet tashmë të respektohet plotësisht në të gjithë linjën e frontit", shtoi ai.
"Objektivi është që angazhimet e Minskut të zbatohen menjëherë dhe të kthehen në praktikë", theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel. Duhet të bëjmë gjithçka është e nevojshme që kjo gjakderdhje të ndalet", shtoi ajo.
"Ne do të vazhdojmë në kuadër të formatit të Normandisë (Francë, Gjermani, Ukrainë, Rusi) për të punuar me efektivitet për marrëveshjet e Minskut", deklaroi François Hollande.
"Shefat e diplomacisë franceze, gjermane, ukrainase dhe ruse do të mblidhen të martën në Paris, me kërkesë të presidentëve dhe kryeministrave respektivë", njoftoi ministri francez i Punëve të Jashtme, Laurent Fabius./ATSH/