PARIS - Presidenti francez, François Hollande shprehu sot besimin për arritjen e progresit mbi Ukrainën gjatë samitit të ardhshëm ndërkombëtar më 15 janar në Astana, duke nënvizuar se sanksionet ndaj Moskës duhet të hiqen nëse rasti është i tillë.
"Sanksionet duhet të hiqen nëse ka progrese. Nëse nuk ka progrese, sanskionet do të zgjasin", theksoi ai në radion "France Inter".
Takimi në Astana do të mbledhë rreth tryezës presidentët rusë dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko, presidentin francez, Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel./ATSH/