PARIS - Presidenti francez, François Hollande konfirmoi sot se Greqia është në zonën euro dhe duhet të qëndrojë në zonën euro, ndërkohë që ky vend është në negociata me instancat evropiane për financimin e borxhit të saj.
"Qëndrimi i Francës është se duhet bërë gjithçka me qëllim që nga pala greke ashtu dhe nga pala evropiane të mund të ketë një kohezion më të fortë në zonën euro. Nuk njoh skenare që sot të jenë për një dalje të Greqisë nga eurozona", shtoi Hollande në një konferencë shtypi i shoqëruar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të cilën e priti në pallatin Elyse./ATSH/










