PARIS - Presidenti francez, François Hollande i kërkoi kryeministrit, Manuel Valls të formojë një qeveri të re që do të prezantohet nesër, njoftoi sot presidenca franceze.
"Presidenti, Hollande i kërkoi kryeministrit formimin e një ekipi në përputhje me udhëzimet e mbështetura nga vetë ai për vendin tonë", theksoi presidenca në një komunikatë, ndërkohë që një krizë që ka të bëjë me politikën ekonomike ka goditur qeverinë./ATSH/