Francë, Hollond emëron ish
gruan në krye të parlamentit

Francë, Hollond emëron ish<br />gruan në krye të parlamentit
PARIS - Ndodh vetëm në Francë! Presidenti i sapo zgjedhur Francois Hollonde ka emëruar në krye të asamblesë nacionale (parlamenti francez) ish partneren e tij Segolene Royal me të cilën ka bashkjetuar 30 vjet dhe e tradhëtoi me një grua më të re (gazetare) në kohën kur Segolene ishte në fushatë për tu bërë presidente e Francës ne 2007.
Presidenti Hollond nuk ndalet me kaq. Surprizat alla franceze vazhdojnë. Ai do të çoj ne Elysee partneren e tij gazetaren Valerie Trierweiler pa u martuar me të. Për herë të parë në pallatin presidencial do të kemi një “first lady” në kuptimin e mirëfilltë në thonjëza.
Hollond ka 4 fëmijë më 58 vjeçaren Segolene Royal e cila duket mjaft e kënaqur me postin që do të këtë për 5 vitet e ardhshme.
Asambleja nacionale është e dyta pas Presidentit për nga rëndësia në Francë. Ajo e pyetur nga një televizion francez nëse I pëlqente ky vend pune ajo u përgjigj me një buqëqeshje të sigurtë: “Mendoj që po” dhe shtoi se emërimi i saj në krye të asamblesë nacionalë do të jetë një ndihmë e madhe për të majtën.
Segolene gjithashtu pretendon se në 2007 Franca nuk ishte ende gati për të [atur një presidente femër dhe se shumë nga idetë e strategjitë e saj u përdorën nga Hollond në fushatën e tij presidenciale.

  Francois Hollande                                                  Segolene Royal
HOLLANDE

Përveç marrëdhënies së tyre të gjatë dhe fëmijëve që patën bashkë Hollond dhe Royal nuk u martuan kurrë sepse që të dy besonin se martesa është një “institucion borgjez”. Mesa duket as për gazetaren Trierweiler martesa nuk përbën problem dhe me ç’duken mbathët as miqësia Presidentit Hollond me ish partneren e tij Royal.

(m.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet Dhomës së manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet Dhomës së manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste