Francë/ I dënuari shqiptar bën për spital 3 gardianë të Burgut të Bordosë, kërcënon me vdekje dhe shefin! Njërin e çau me xham, 17 qepje, kërkohet shtrimi në Psikiatri

Francë/ I dënuari shqiptar bën për spital 3 gardianë të Burgut të Bordosë, kërcënon me vdekje dhe shefin! Njërin e çau me xham, 17 qepje, kërkohet shtrimi në Psikiatri

Burgu i Gradignan, në Francë, ku ndodhi incidenti

Bordo- Një 32-vjeçar shqiptar i burgosur në Francë ka sulmuar dhunshëm fundjavën e kaluar (31 Gusht), 3 nga oficerët e burgut ku po kryente dënimin dhe më pas kërcënoi shefin e sektorit dhe të tjerët me vdekje, të nesërmen e incidentit.

Një prej efektivëve u ça me copë xhami në fytyrë, duke marrë një plagë serioze. Por jo vetëm kaq.

Pasi teksa pritej dalja për masë sigurie në Gjykatën e Bordosë ditën e djeshme (3 Shtator), seanca duket se ka dështuar dhe i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, ka mbetur në qelitë e Burgut të Gradignan.

Shkak është bërë një kërkesë për ekspertizë psikiatrike për 32-vjeçarin me origjinë shqiptare, e kërkuar nga vetë Sindikata e Burgjeve pas ngjarjes së paprecedentë.

Media franceze “Sudouest” raporton ndër të tjera dinamikën e krimit:

“Incidenti ndodhi në ambientet e brendshme të burgut, teksa shqiptari sulmoi fizikisht duke dëmtuar punonjësit e burgut, madje duke e goditur njërin prej tyre me një copë xhami në fytyrë dhe duke i shkaktuar një plagë që pati nevojë për 17 qepje nga ana e mjekëve”.

Burri më pas u përpoq të sulmonte një shef sektori në mbrëmje dhe më pas të kërcënonte agjentët e tjerë me vdekje të nesërmen në mëngjes (1 Shtator), sipas sindikatës Ufap (UnSa Drejtësia).

Të burgosurit e dhunshëm (UDV) vendosen në një njësi izolimi të posaçme. Por tani kërkohet trajtimi i shqiptarit në një njësi psikiatrike, pasi ka shfaqur shenja çrregullimi të forta psikike.

"Vendi i tij duhet të jetë në një njësi të dedikuar psikiatrike ose UDV", tha Sindikata në një deklaratë për shtyp.

Nuk jepen detaje rreth gjeneraliteteve dhe krimit të kryer nga 32-vjeçari shqiptar.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, mbështetje të gjitha disiplinave (dhe një mesazh për hudhrat)

Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, mbështetje të gjitha disiplinave (dhe një mesazh për hudhrat)