Francë, i nxehti rekord i muajve qershor-korrik shkaktoi 1435 viktima

Francë, i nxehti rekord i muajve qershor-korrik shkaktoi 1435 viktima

“I nxehti rekord, i regjistruar në muajt qershor dhe korrik në Francë, shkaktoi vdekjen e 1435 njerëzve, 567 prej të cilëve vdiqën në periudhën 24 qershor – 7 korrik, ndërsa 868 të tjerë vdiqën nga 21 deri më 27 korrik”, - ky është informacioni më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë franceze.

Ministrja e Shëndetësisë Agnes Buzyn duke folur për Radio Francën, tha se gjysma e viktimave kanë qenë mbi 75 vjeç. Ajo shtoi se, falë masave parandaluese, norma ka qenë dhjetë herë më e ulët se në periudhën e njëjtë në vitin 2003, kur Evropa ishte e përfshirë nga një tjetër valë vdekjeprurëse e të nxehtit.

Franca gjatë periudhës qershor-korrik, shënoi temperaturën rekord prej 46 gradësh Celsius, që është më e larta në historinë e saj.

Temperaturat e larta thyen rekorde edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër