FRANCE-Një komision i Parlamentit Evropian i ka hapur sot rrugën heqjes së imunitetit parlamentar të kandidates për presidente, Mari Le Pen.
Heqja e imunitetit të Le Pen, është kërkuar nga drejtësia franceze pas publikimit të disa fotografive të të ashtuquajturit Shtet Islamik në Twitter.
Eurodeputetët e Komisionit për “Çështjet Juridike”, janë shprehur në favor të heqjes së imunitetit për Le Pen, ndërkohë vendimi do të merret ditën e enjte, kur do të shprehen edhe deputetët e tjerë.
Heqja e imunitetit të kryetares së Frontit Kombëtar, është kërkuar nga prokuroria e Nanterres, e cila ka hapur një hetim për publikimin e materialeve të dhunshme nga ana e Le Pen.
Ndërkohë për kandidaten për presidente të Frontit Kombëtar, një parti e ekstremit të djathë në Francë, janë ngritur edhe akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve të Parlamentit Evropian.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com