Pesë persona janë marrë peng mëngjesin e sotëm në burgun e Arles, në jug të Francës, bëjnë të ditur burime policore.
I armatosur me thikë, një i burgosur 37-vjeçar, i dënuar për përdhunim dhe me probleme të shëndetit mendor, mori peng katër infermierë dhe një gardian burgu. Prefektura e rajonit Bouches-du-Rhône njofton praninë në vendngjarje të ekipeve të specializuara të administratës penitenciare.
Në platformën X, ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, deklaron se po monitoron situatën në kohë reale
"Burgu i Arles, në Bouches-du-Rhône, aktualisht është skenë e një pengmarrjeje," shkruan Le Figaro.
"Sipas një burimi nga burgu, pesë persona – një gardian burgu dhe katër infermierë – janë mbajtur peng nga një i burgosur që vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Pengmarrja ka filluar që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, 3 janar 2025.
Lajmi ne perditesim..